“Momenti më i mirë ishte…i gjithë incizimi!- Intervistë me Angella Dimitrova

Angella Dimitrova e re, që interpreton rolin e ndërlikuar të adoleshentes dhe notueses Ivana, është një zbulim i vërtetë aktrimi. Ndonëse incizimi i serialit “Në terapi” është përvoja e saj e parë më e rëndësishme para kamerës, talenti i saj i përkryer të mahnit “nga e para”.

Deri sa presim sesionin e parë të Ivanës dhe Dr. Terziev, që është caktuar për 20 shtator, Angella na tregoi për incizimin e serialit dhe pasqyrimet mes saj dhe personazhin që interpreton.

Cilat janë ngjashmëritë mes teje dhe Ivanës, dhe çfarë më së shumti të pengon tek ajo?
Ivana ka gjakun e nxehtë, i din gjitha, çdoherë është në konflikt me të ëmën dhe shumë më ngjan mua. Sinqerisht, nuk më pengonte asgjë në lidhje me atë, në fakt, jam kënaqur deri sa e kam njohur dhe jetuar.

Replika e preferuar?
“Nuk më kujtohet!“

Momenti më i mirë gjatë incizimit?
“Momenti më i mirë ishte…i gjithë incizimi! Me të vërtetë nuk di çfarë do të veçoja, sepse kjo është përvoja ime më e madhe para kamerës dhe ishte vërtetë për bukuri.

Si mendon do të pranohet seriali nga publiku maqedonas?
Mendoj që publiku maqedonas në fund do të fitojë një serial cilësor, që jo vetëm nuk do të harrohet, por edhe do të nxit individët të mendojnë pak më thellë.

Cila pjesë e incizimit të serialit ka qenë më sfiduese për ty?
Sfida më e madhe për mua ka qenë incizimi i një prej episodeve, ku në pjesën më të madhe të episodit unë qaj pandërprerë. Ishte mjaft vështirë të qëndrohet në atë gjendje për gjithë ditën e incizimit. Mendoj që asnjëherë nuk do të harroj atë ditë.

Çfarë ke mësuar nga vetja për incizimit e serialit që i hulumton sfidat e jetës nga këndvështrimi i psikoterapisë? Si dhe, siç do të thoshte Dr. Terziev, a dëshiron të flasim për atë?
Gjatë incizimit, energjia dhe atmosfera në skenë ishte aq intime sa që unë u ndjeva sikur vërtetë të jem në terapi. Me anë të Ivanës kuptova në çfarë mase disa ngjarje dhe momente të jetës sonë, të cilave nuk ju japim rëndësi, mund të lënë gjurmë të thella. Sa ato gjurmë mund të jenë të dhimbshme, gjoja të harruar, dhe të goditin kur më pak presim. Andaj duhet më shpesh të flasim për atë.