produksioni

“Në terapi” është TV seriali i parë maqedonas i incizuar sipas një licence te huaj, në produksion të KINO OKO. Emetimi i serialit do të fillojë më shtator 2017.

Seriali, në të cilin aktrojnë aktorë vendas, ka 45 episode të adaptuar nga autorë maqedonas dhe të realizuar nga ekip i profesionistëve maqedonas të TV-së dhe filmit.

Seriali origjinal “Në terapi” është nga Izraeli dhe është krijuar nga Nir Bergman, Ori Sivan dhe Hagai Levi. Levi është i njohur edhe me punën në serialin “The Affair” që është shpërblyer me disa Globe të Artë.

Ngjarjet e serialit zhvillohen rreth jetës private dhe profesionale të psikoterapeutit që gjatë pesë ditëve të punës punon me pacientët e vet mbi problemet e tyre kurse në kohën e lirë edhe vet kërkon ndihmë profesionale psikiatrike.   Secila episod fokusohet në personazhin e pacientit të caktuar dhe marrëdhënien e tij me personazhin kryesor.  Notare tinejxhere me tendenca vetvrasëse; ushtar profesional që rishqyrton hapat e veta; grua që ka fiksim erotik me terapeutin; çift martesor që nuk mund të ballafaqohet me obligimet prindërore; si dhe gruaja e psikoterapeutit që mundohet të shpëton martesën e tyre në krizë.

Seriali ka sukses të madh në vendin amë dhe ka fituar çmime për serial më të mirë dramatik, aktor më të mirë, aktore më të mirë, skenar më të mirë dhe regji më të mirë nga Akademia izraelite për film dhe televizion.

Në vitin 2008 licenca e serialit blihet nga rrjeti amerikan “HBO” që prodhon tre sezone.  Në rolin e psikoterapeutit paraqitet aktori i njohur Gejbriel Brn, kurse rolet episodike i luajnë aktorët e  njohur Mishel Forbs, Dajen Vest, Mia Vasikovska, Melisa Xhorxh, Debra Vinger dhe të tjerë.

Seriali menjëherë bëhet i njohur, merr kritika mikluese dhe disa çmime të larta përfshirë çmimet “EMI” për aktor dhe aktore më të mirë, çmimin “Globi i Artë” për aktorë më të mirë dhe çmimin për serial të ri të Sindikatës së shkrimtarëve të Amerikës (Writers Guild of America).

Koncepti i serialit arrin sukses planetar dhe incizohen versione të posaçme për Kanada, Argjentinë, Brazil, Japoni, Çeki, Poloni dhe Itali.

Në rajonin e Ballkanit deri tani janë incizuar versioni roman (HBO Central Europe), versioni sllovak (POP Brio) me Igor Samobor në rolin kryesor, versioni serb (Fox Television) me Miki Manojlloviç në rolin kryesor dhe versioni kroat (HTV).

Në versionin maqedonas të hit serialit luan ekipi i shkëlqyer artistik udhëhequr nga Nikola Ristanovski në rolin e psikoterapeutit, së bashku me Jelena Jovanova, Amernis Nokshiqi, Toni Naumovski, Angela Dimitrova, Dragana Kostadinovska, Visar Vishka dhe Bedija Begovska.

Popullariteti i lartë dhe shikueshmëria e serialit “Në terapi” është për shkak të konceptit inteligjent dhe personazheve maestrale ku secili shikues mund të identifikohet me tregimet unike të jetëve të tyre.

Nëpërmjet këndvështrimit të personales “Në terapi” pasqyron vështirësitë kolektive me të cilat ballafaqohen qytetarët maqedonas në jetën e përditshme.  Në 45 episodet përpunohen një sërë tematikash, nga aktivizmi qytetar dhe të drejtat e njeriut, jobarazia gjinore, dhuna familjare, ksenofobia, korrupsioni, liria  e mediave, e drejta e orientimit seksual, qëndrimi ndaj fëmijëve dhe tinejxherëve në shoqëri, mënyra e jetës tradicionale përkundër asaj bashkëkohore, dhe çështje tjera.

“Ky serial do të nxis njerëzit që të nisin të flasin mbi problemet e jetës së përditshme të qytetarit maqedonas, dhe ndoshta do të gjinden përgjigje për dilemat dhe çështjet personale.  Shpresoj se seriali do të kontribuon për hapje të dialogut mbi të gjitha temat aktuale në shoqërinë tonë”.
Robert Naskov, Producer

Produksioni Kino Oko

Sipas serialit origjinal të

Hagai Levi
Ori Sivan
Nir Bergman

Konsulentë të produksionit

“Perfo”
Aleš Pavlin
Andrej Štritof

Formati origjinal i Sheleg Production Ltd.

Rober Naskov
Producent
Vardan Tozija
Regjisor i serialit
Vardan Tozija
Regjisor
Dina Duma
Regjisor
Jane Kjortoshev
Regjisor
Sasho Kokalanov
Adaptim i skenarit
Ognen Gjeorgievski
Adaptim i skenarit
Eleonora Veninova
Adaptim i skenarit
Darko Mitrevski
Adaptim i skenarit
Naum Doksevski
Drejtor i fotografisë
Ivan Bartling
Zgjedhje konceptuale të skenarit
Sasho Blazhevski
Skenograf
Zaklina Krstevska
Dizajn i kostumeve
Goran Ignjatovski
Dizajnues i grimit dhe flokëve
Atanas Gjeorgiev
Kryeredaktor
Martin Ivanov
Montaxher kryesor
Radovan Petrovikj
Montaxher kryesor
Sofija Samoilovska
Montaxher kryesor
Adi and Dino Imeri
Kompozitor i muzikës
Bratislav Dimitrov
Incizues i zërit
Aleksandar Djordjevic
Tinguj design
Nela Vitoshevikj
Kasting drejtor
Branko Petrovski
Producent linjor
Sllavko Gjorgievski
Menaxher i produksionit
Sanja Todorovska
Koordinator i produksionit
Riste Boshkoski
Asistent i produksionit
Ljiljana Dukoviq
Kontabilist
Jane Qortoshev
Asistent i parë i regjisë
Alisija Ferro
Skripter
Maja Plavevska
Koordinator i statistëve
Petar Koçishki
Kamera operator
Atanas Velkovski
Kamera operator
Marina Koloska
Sharfer
Маја Јакимовска
Sharfer
Bato Mateski
Dit menaxher
Bojan Valjak
Kllaper
Vllatko Çaçorovski
Set dekorues
Aleksandra Petkova
Set dekorues
Dejan Gjoshevski
Rekuizitor kryesor
Dimitar Jakimovski
Rekuizitor për furnizim
Marko Kovaçeviq
Set rekuizitor
Gradimit Gradevski
Skenograf kryesor
Mile Petkovski
Skenograf
Darko Petkovski
Skenograf
Vllado Vlladimirov Popov
Patinues
Toshe Fidanovski
Mjeshtër i dritës
Ivan Gjorshev
Ndriçues kryesor
Aleksandar Boshev
Ndriçues
Nenad Petrovski
Ndriçues
Bllagoja Trajkovski
Ndriçues
Igor Trpçevski
Mjeshtër i skenës
Trajçe Veliçkovski
Mjeshtër i skenës
Aleksandar Mitevski
Asistent i mjeshtrit të skenës
Refiq Shakiroviq
Asistent i mjeshtrit të skenës
Dejan Mihajlovski
Asistent i incizuesit të zërit
Irena Risteska Jovçevska
Asistent i dizajnuesit të kostumeve
Jana Gogushevska Mandevska
Asistent i dizajnuesit të grimit dhe flokëve
Jasmina Kaçareviq
Asistent i dizajnuesit të grimit dhe flokëve
Mete Kovaçevski
Menaxher i lokacioneve
Dejan Krajçevski
Efekte speciale
Tome Naskov
Fotograf/Mejking of
Kire Gjeorgievski
Doktor në set
Veca Rizova
Motër medicinale
ALFA GRUP
Ketering
Vasil Trajkovski
Menaxher transporti
Angel Ivanov
Makinë për aktorë
Kire Siljanovski
Makinë për aktorë
Ilija Kolevski
Sigurim
Goran Anastasovski
Sigurim
Sandra Gjorgieva
Asistent montazher