kampanja

Personazhet rreth cilëve zhvillohen ngjarjet e “Në terapi” janë fiktiv, por historitë e jetëve të tyre, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, janë të vërteta, të njohura, të prekshme dhe të afërta për secilin prej neve.

Për shkak të kësaj, na erdhi si e natyrshme të sjellin lidhjen mes tyre dhe neve në nivel më intim dhe ti “gjallërojmë” edhe në jetën virtuale, aty ku secili prej neve kalon pjesën më të madhe të kohës.

Nëpërmjet profileve të tyre personale në rrejte të ndryshme sociale, si Fejsbuk, Tviter, Instgram dhe LinkedIn, ju japim mundësi ti njihni edhe më shumë, të zbuloni çfarë ju plotëson ditën, çfarë i gëzon, çfarë ju pengon dhe çfarë mendojnë në çastet deri sa të shkojnë në terapi.  Njëkohësisht, shpalosim do informata mbi atë që mund të pritet nga sesionet vijuese me dr. Terziev.

Përmbajtja që personazhet e shpërndajnë në profilet e tyre nuk është e rastësishme, por e krijuar me kujdes dhe e bazuar në karakterizimet që skenaristët i shkruajnë për secilin nga personazhet në TV serial ose film të caktuar.    Përskaj faktit që i përfaqësojnë vijat thelbësore të personazhit në fjalë, karakterizimet shpalosin edhe biografitë e tyre në detaje dhe historitë unike të jetës.   Qasja e tillë ka për qëllim të shpalos detaje dhe le të kuptohen gjëra që zakonisht nuk do ishin në dispozicion për publikun.