Gjetja e zërit të serisë “Në terapi” me Adi dhe Dino Imeri

Muzika tematike që plotëson siglën hyrëse dhe momentet kyçe në serinë “Në terapi” është krijuar “sipas masës” nga kompozitorët e talentuar Adi dhe Dino Imeri, disa nga muzikantët më të kërkua avangardë në Maqedoni.

Dhembshuri dhe e vërteta janë fjalët me të cilat ato përshkruajnë muzikën që plotëson “qetësinë që fsheh shumë sekrete”, e përforcon zhvillimin e serisë dhe ju jep zë historive të jetës së personazheve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

Folëm me ato mbi rrugën e krijimit të kompozicioneve, sfidat më të mëdha me të cilat janë ballafaquar gjatë produksionit, përfitimet psikologjike nga dëgjimi i muzikës, por edhe mbi atë që kanë zbuluar për veten gjatë punës në këtë projekt.

Cila ishte sfida më e madhe gjatë produksionit të muzikës për serinë “Në terapi”?

Adi: Për shkak të natyrës time, tepër të prekshme sfida më e madhe për mua ishte “të jetohet” në këpucët e personazheve, mjeshtërisht të shkruar dhe realizuar nga ekipi i Kapedan Vardan Tozija-s, që i jep shpresë kinematografisë maqedonase dhe me të cilin u miqësuam gjatë zhvillimit të këtij bashkëpunimi. Ishte sfidë të gjendet zëri i tyre, që do të nxjerrë të vërtetën nga ato, dhe ndonjëherë do ti paraqet në dritë që nuk ju konvenon, njëkohësisht duke përkrahur historinë e tyre me dhembshuri, konsistencë dhe magji.
Dino: Ishte sfidë të krijohet muzikë që do të ketë nivelin më të lartë të mundshëm të cilësisë, që do t’i përgjigjet nivelit të aktrimit, zhvillimit të tregimit dhe realizimin e plotë të serisë. Jemi angazhuar tërësisht, me dashuri, durim dhe eksperimentim. Jam veçanërisht i kënaqur që kishim mundësinë të bashkëpunojmë me regjisor shumë muzikal dhe senzitiv, Vardan Tozija-m, me të cilin kishim bashkëpunim të përkryer dhe shkëmbim të ideve.

Në çfarë mënyre dallon procesi i krijimit të muzikës së përkushtuar nga krijimi i muzikës për publikun e gjerë?

Adi: Kur bëjmë muzikë mundohemi ta shohim procesin si dekodim dhe organizim i zërit në kohë dhe hapësirë. Kjo është qasja jonë edhe në projektet individuale si autorë edhe në këtë bashkëpunim të parë publik, kështu që nuk ka ndonjë dallim. Ne jemi rrëfyes të tregimeve kurse rezultatet janë më magjike kur i drejtohesh tregimit me respekt ndaj nevojave të tregimit dhe në shërbim të narracionit.
Dino: Nuk ka dallim. Muzika mund të jetë e sinqertë dhe e pastër, ose e rrejshme dhe e prishur. kur krijoni diçka nga zemra dhe nga shpirti, nuk e mendoni shumë se kush do e dëgjon.

Sa u frymëzuat nga personazhet e serisë për muzikën? Cili prej tyre ju la mbresa më të mëdha?

Adi: Gjatë vëzhgimit të historive të personazheve, individualisht dhe në lidhje me pasqyrën e madhe. së pari nga jashtë pastaj edhe si aleat nga linjat e para të betejës së bashku me ato, arrita të gjej cilësi dhe veçori personale tek të gjithë me të cilët do mundja në një ose në mënyrë tjetër të lidhem në periudha të ndryshme të jetës sime. Të gjithë jemi në situatën e njëjtë.
Dino: Personazhet janë aq mirë të krijuara, që vet e mbanin veprimin e muzikës dhe drejtimin në të cilin lëvizte gjatë procesit të punës. Përshtypje m të madhe më la Dr. Terziev i cili edhe pse gjendej në situatë ku jeta e tij shkatërrohet, ballafaqohet me problemet e veta dhe e ruan dinjitetin e tij dhe vlerat e larta të moralit.

 

 

Si do ta kishin përshkruar muzikën për serinë “Në terapi”?

Adi: Dhembshuri dhe e vërteta.
Dino: Muzika lind nga qetësia e cila fsheh shumë sekrete. Muzika paraqitet gjithmonë kur e vërteta depërton në sipërfaqe.

A mendoni se muzika ka përfitime psikologjike?

Adi: Muzika është një formë e rrallë dhe e çmuar e ritualit magjik i cili në duar në gabuara ka mundësi të bën shumë dëm, por kur ti qaseni me përulësi dhe respekt është në gjendje të ndryshon natyrën e realitetit tonë.
Dino: Sigurisht. Psikika e njeriut është mister, kurse muzika ka fuqi të pabesueshme tek ne që ti stimulon ose riprodhon ndjenjat ose kujtimet më të pastra dhe më intime.

Çfarë keni mësuar për veten gjatë produksionit të muzikës për seri që hulumton sfidat jetësore nëpërmjet prizmit të psikoterapisë? Dhe siç do kishte thënë Dr. Terzier, doni të flasim për këtë?

Adi: Mësova që përpjekja që të jem sa më transparent dhe i sinqertë si qenie njerëzore nuk është e kotë. Të qenit pjesë e zgjedhjes në vend të problemit është diçka që kontribuon jo vetëm për mirëqenien time si individ por edhe për përmirësimin e cilësisë së gjendjes së përgjithshme njerëzore.
Dino: Mësova se ndonjëherë tregon shumë duke thënë pak.