“Bukuri të punosh me persona që e duan punën” – intervistë me Visar Vishkën

Një prej aktorëve më të suksesshëm në Maqedoni, Visar Vishka, në “Në terapi” paraqitet në rolin e afaristit Genti. Ai, bashkë me bashkëshorten, Zana, të cilën e luan Dragana Kostadinovska, shkojnë për këshillim tek Dr. Terziev në tentim për të shpëtuar martesën që është në krizë për shkak të provokimeve të ndërsjella, akuzimeve dhe problemeve të pazgjedhura nga e kaluara.

Historia e Gentit dhe Zanës do të fillojë të zbërthehet së shpejti, ndërsa në ndërkohë, flasim me Visarin për procesin e krijimit të serisë dhe për atë si ndërlidhet me rolin e Gentit.

Cilat janë ngjashmëritë mes teje dhe Gentit, dhe çfarë më së shumti të pengon tek ai?
Ka shumë ngjashmëri. Aktuale dhe të kaluara. Më vështirë është për të aktruar ato që janë më të ngjashme, sepse atëherë je më tepër vetë-kritik dhe e din kur vepron sinqerisht dhe kur jo. Gjithashtu, çdoherë ka frikë që mos të zbulohesh tërësisht. Megjithatë, ne jemi striptizeta shpirtërore.

Replika e preferuar?
“Po, bebe, jo bebe!“

Momenti më i mirë gjatë incizimit?
Ka shumë momente të bukura. Shumë ngjarje interesante. Ende nuk kam distancë të mjaftueshme për të parë çfarë më ka lënë përshtypje më afatgjatë. Për bukuri është të punosh me persona që e duan punën. Nga rojtari e deri tek partnerët e drejtpërdrejtë Nikolla dhe Dragana. Po mos të kënaqeshim, do të çmendeshim.

Si mendon do të pranohet seriali nga publiku maqedonas?
Si diçka më të mirë që se kanë parë kurrë më herët. Nuk dyshoj aspak në atë.

Cila pjesë e incizimit të serialit ka qenë më sfiduese për ty?
Të qëndrohet në mbi 40 shkallë pa ajër nga lindja deri në perëndim të diellit.

Çfarë ke mësuar nga vetja për incizimit e serialit që i hulumton sfidat e jetës nga këndvështrimi i psikoterapisë? Si dhe, siç do të thoshte Dr. Terziev, a dëshiron të flasim për atë?
Sinqerisht, nuk mësova diçka të re, sepse, si aktor, dhe para se të bëhet aktor, unë udhëtoj në thellësitë e mia personale. I njoh gjithë demonët e mi. Vetëm më jam në personale Ti me ata. Ajo që ishte e bukur, thënë kushtimisht, është që më ka ndodh ajo që shpesh ndodh me rolet. Të kanë shumë probleme të përbashkëta dhe të njëjta. Si ndonjë fuqi madhore të më jep mundësi të shpesh ndjenjat që më mundojnë në atë periudhë nëpërmjet personazhit, nëpërmjet një fytyre. Kuptohet, nuk janë tërësisht probleme e njëjta, por në momente janë të ngjashme.