Është koha për TV terapi kolektive, koha për “Në terapi”

Në produksion të KINO OKO duke nisur nga  shtator të këtij viti, publiku maqedonas do të ketë mundësi të sheh emetimet e TV serialit “Në terapi”, TV produksioni i parë maqedonas i incizuar sipas licencës së huaj.

“Për herë të parë në Maqedoni prodhohet TV serial sipas licencës së huaj ku luajnë aktorë të vendit.  Janë incizuar 45 episode të adaptuara nga autorë maqedonas dhe të realizuar me ekip të TV dhe film profesionistëve maqedonas”, thotë producenti i serialit Robert Naskov.

Ngjarjet e serialit zhvillohen rreth jetës private dhe profesionale të psikoterapeutit që gjatë pesë ditëve të punës punon me pacientët e vet mbi problemet e tyre kurse në kohën e lirë edhe vet kërkon ndihmë profesionale psikiatrike.  Secila episod fokusohet në personazhin e pacientit të caktuar dhe marrëdhënien e tij me personazhin kryesor.  Notare tinejxhere me tendenca vetvrasëse; ushtar profesional që rishqyrton hapat e veta; grua që ka fiksim erotik me terapeutin; çift martesor që nuk mund të ballafaqohet me obligimet prindërore; si dhe gruaja e psikoterapeutit që mundohet të shpëton martesën e tyre në krizë.

Seriali origjinal “Në terapi” është nga Izraeli dhe është krijuar nga Nir Bergman, Ori Sivan dhe Hagai Levi. Levi është i njohur edhe me punën në serialin “Te Affair” që është shpërblyer me disa Globe të Artë.

Pas suksesit të madh në vendin amë, në vitin 2008 licencën e serialit e blen rrjeti amerikan “HBO” që prodhon 3 sezone me aktorin e njohur Gejbriel Brn në rolin e psikoterapeutit.  Seriali menjëherë bëhet i njohur, merr kritika mikluese dhe disa çmime “EMI” dhe “Globi i Artë”.

Koncepti i serialit arrin sukses planetar dhe incizohen versione të posaçme për Kanada, Argjentinë, Brazil, Japoni, Çeki, Poloni dhe Itali.  Në rajonin e Ballkanit deri tani janë incizuar versionet romane, sllovake, serbe dhe kroate.

Në versioni maqedonas të hit serialit luan ekipi i shkëlqyer artistik udhëhequr nga Nikola Ristanovski në rolin e psikoterapeutit, së bashku me Jelena Jovanova, Amernis Nokshiqi, Toni Naumovski, Angela Dimitrova, Dragana Kostadinovska, Visar Vishka dhe Bedija Begovska.

Nëpërmjet këndvështrimit të personales “Në terapi” pasqyron vështirësitë kolektive me të cilat ballafaqohen qytetarët maqedonas në jetën e përditshme.  Në 45 episodet përpunohen një sërë tematikash, nga aktivizmi qytetar dhe të drejtat e njeriut, jobarazia gjinore, dhuna familjare, ksenofobia, korrupsioni, liria e mediave, e drejta e orientimit seksual, qëndrimi ndaj fëmijëve dhe tinejxherëve në shoqëri, mënyra e jetës tradicionale përkundër asaj bashkëkohore, dhe çështje tjera.

“Ky serial do të nxis njerëzit që të nisin të flasin mbi problemet e jetës së përditshme të qytetarit maqedonas, dhe ndoshta do të gjinden përgjigje për dilemat dhe çështjet personale.  Shpresoj se seriali do të kontribuon për hapje të dialogut mbi të gjitha temat aktuale në shoqërinë tonë”.

Serial unik me kampanjë promovuese unike

TV projekti shoqërohet me kampanjë promvuese (jo)karakteristike, që i mundëson publikut të njoh personazhet e serialit para se të nis emetimi, nëpërmjet profileve të Fejsbukut, Tviterit dhe/ose Instagramit.

Përmbajtja që shpërndahet në këto profile nxirret nga karakterizimet e shkruara për secilin personazh.  Qasja e tillë ka për qëllim të shpalos detaje dhe le të kuptohen gjëra që zakonisht nuk do ishin në dispozicion për publikun.

Më shumë detaje për projektin mund të gjeni në ueb faqen oficiale www.NaTerapija.mk