Një video, miliona emocione. Shihni trejlerin për serialin “Në terapi”

“Ta dinë pacientët gjithçka që më kalon nëpër kokë, sigurisht që kurrë më nuk do vinë tek unë” me këtë fjali ngacmon Nikolla Ristanovski dhe personazhi i tij D-r Terziev me të cilën nis trejleri që pritet gjatë kohë për serialin e ri maqedonas “Në terapi”.

Trejleri zgjatë dy minuta, por definitivisht na tregon shumë për dyzet e pesë episodet që vijojnë. Shtrirja e gjerë e emocioneve, presioni dhe tensioni i pakalueshëm sigurisht që do të zgjojnë çdo ndjenjë përveç mospërfilljes. Si duket, në dhomën melankolike ku zhvillohen sesionet e D-r Terzievit dhe pacientëve të tij, pika më e ndritshme është llava llamba e tij, kurse më qetë notojnë peshqit në akuarium.

Nëpër kuadrot mund të shijohet performanca e një sërë personazheve të ndërlikuar dhe tregimeve akoma më të ndërlikuara nga jeta e tyre. Jelena Jovanova me sytë plot lot në rolin e Milenës shpalos ndjenjat e saja edhe figurativisht edhe në kuptimin e plotë të fjalës. Visar Vishka në rolin e Gentit dhe Dragana Kostadinovska në rolin e të shoqes së tij Zana gjallërisht paraqesin tensionin në martesën e tyre dhe janë shembull i përkryer se pas qeshjes, vjen qarja.

Angela Dimitrova në rolin e tinejxheres dhe notueses Ivana i kërcen të gjitha kërkesat për leje. Toni Naumovski në rolin e ushtarit Vllado qanë po aq fortë sa edhe që provokon. Në lot është edhe Amernis Nokshiqi në rolin e Ana Terzievës, e shoqja e D-r Terzievit. Kurse në gjithë këtë, zëri i vetëm i arsyes është Bedija Begovska në rolin e psikoterapeutit D-r Vera Arsiq.

“Në terapi” nis me emetim më 18 shtator në “TV Sitell”. Nëse duhet konkludojmë diçka nga ky trejler, ajo është se premiera duhet të pritet me padurim.