#nëTerapi Diskutimi 09 me Robert Naskov dhe Vardan Tozija

Episodi i fundit i serialit “Në terapi”, TV projekti i parë maqedonas i incizuar sipas licencës së huaj, transmetohet të premten, më 17 nëntor. Në 45 episodet dhe sesionet me dr. Terziev ( Nikolla Ristanovski), u njoftuam me tregimet e jetës dhe problemet e anesteziologut Milena ( Jelena Jovanova), ushtarit Vllado (Toni Naumovski), tinejxheres dhe notuese Ivana ( Angella Dimitrov) dhe çiftit martesor Zana (Dragana Kostadinovska) dhe Gent ( Viisar Vishka). Njëkohësisht, kishim mundësi të shohim edhe jetën private të dr. Terziev dhe të shohim nëse dikush, madje edhe ai, nuk është imun ndaj vështirësive.

Me finalen e serialit “Në terapi”, mbërriti edhe episodi i fundit i emisionit #nëTerapi diskutim, ku të ftuar janë producenti i serialit dhe themeluesi i shtëpisë së produksionit “KINO OKO”, Robert Naskov, dhe regjisori i serialit, Vardan Tozija.

Igor Murgoski, bisedoi me Robert dhe Vardan në lidhje me atë se si ndodhi përshtatja e serialit “Në terapi” për tregun maqedonas, për procesin e incizimit të serialit sipas franshizës dhe sfidat të cilat vijnë me atë, për ekipin e aktorëve që përbëhet nga aktorë të etabluar, por edhe emra të rinj, për përshtatjen e skenarit, për shikueshmërinë e serialit dhe për reagimet jashtëzakonisht të shkëlqyera të publikut maqedonas.

Emisionin mund ta ndiqni, këtu: