“’Në terapi’ shpjegon tregime për njerëz real” – Intervistë me Vardan Tozija

Vardan Tozija, regjisor i serialit “Në terapi”, numërohet në mesin e emrave më të talentuar të kinematografisë maqedonase dhe në filmografinë e tij janë përfshirë vetëm projekte televizive cilësore me metrazh të gjatë, me metrazh të shkurtë dhe projekte televizive dokumentare.

Dy episode para fund të serialit, flasim m Vardan në lidhje me sfidat gjatë incizimit të serialit me nivel të cilësisë që tejkalon franshizijadën, për përkushtimin e ekipit të autorëve, për pritjet dhe reagimet e publikut maqedonas, si dhe për replikën të cilën ai e pëlqen më shume, të cilën do ta dëgjojmë nga dr. Terziev këtë të premte, më 1 nëntor, gjatë episodit të fundit të “Në terapi”.

Replika që ju pëlqeni më tepër?

Për mua, replika të cilën e pëlqej më tepër vjen në episodin e fundit, gjatë përfundimit të episodit të fundit të serialit “Në terapi”. Prandaj nuk do ta kisha zbuluar kaq herët, çfarë paraqet në fakt mbiemri intrigues i dr. Terziev, i cili e rrumbullakon të gjithë arkën e tij narrative dhe emocionale gjatë 45 episodeve.  Vetëm mund të paralajmëroj se do të jetë përgjigje personale në lidhje me një pyetje të cilën vetë terapisti ua shtron shpesh pacientëve të vet, vetëm se tani, do ta plasojë në një formë pak më ndryshe – A duhet të flasim në lidhje me atë?“

Si dukej incizimi i serialit?
Incizimi zgjati shume dhe ishte lodhës, ishim nën presion të fuqishëm, duke pasur parasysh kornizat buxhetore dhe periudhën ë shkurtë kohore gjatë së cilës duhej të realizoheshin numër i madh i episodeve, e gjithë kjo me nivel cilësor i cili tejkalon franshizadën. Edhe pse veprimi ishte I kufizuar në hapësirë, dialogët e shumta dhe nuancat e ndryshimeve emocionale, nga secili anëtar i ekipit kërkonin përkushtim të jashtëzakonshëm dhe fokusim gjatë ditës kur incizohej.  Kjo, në veçanti vlen për ekipin e autorëve, të udhëhequr nga Nikolla Ristanovski, që përbëhej nga profesionistë të cilët me të vërtet treguan pjekuri dhe përkushtim të cilit mund t’ia marrin lakminë shumë emra “të njohur” nga rajoni dhe më gjerë. Kur punohet nën “presion” të këtillë, e gjithë ajo periudhë kalon ë gjendje ëndrre, koha  zbeh bukuritë individuale dhe situatat më pak të bukura dhe ngjarje,  fitohet vetëm një ndjenjë e përgjithshme kënaqësie, për një rrugëtim të përfunduar me sukses.

Cila pjesë e incizimit ishte më sfiduese?
Që  nga fillimi, ishte e qartë se krijimi i këtij seriali do të paraqesë sfidë nga më shumë aspekte.  Megjithatë, kryesore ishte të pranojmë faktin se “Në terapi” nuk mund të shërbehemi me numër të madh të zgjidhjeve nga aspekti i regjisë dhe dramaturgjisë që e tërheqin, dhe më pas e ri destinojnë vëmendjen e shikuesit.  Atje, në ato disa hapësira, protagonistët rinë ulur, shihen, bisedojnë… dhe kaq. Këtu, sipas mua qëndronte sfida më e madhe, në lidhje me punën e aktorëve, dhe mënyrën në të cilën tregimet e tyre personale ndërtohen dhe ndërthuren.

Sa je i kënaqur me pranimin e serialit “Në terapi” nga publiku maqedonas?
Sinqerisht, mënyra në të cilën shikuesit maqedonas para ekraneve të vogla e pranuan serialin i tejkalon pritshmëritë e mia.   Kuptohet se, gjatë procesit të përpilimit të serialit, së bashku me producentin Robert Naskov, shumë herë u ri shqyrtuam nëse në një mënyrë të këtillë, jo konvencionale, format hermetik të dramaturgjisë do të mund të tërheqim edhe vëmendjen e publikut, në vend ku praktika e psiko – terapisë ende është e ngarkuar me shume paragjykime dhe dyshime.  Më gëzon fakti që u dëshmua e kundërta, se publiku jonë është “ i etshëm” për produksion vendor cilësor.

Çfarë mësove për veten nga incizimi i serialit, i cili hulumton sfidat jetësore nëpërmjet prizmit të psiko – terapisë? Dhe siç do të kishte thënë Dr. Terziev, a do të flasim për atë?
“Në terapi” shpjegon tregime për njerëz real jo për personazhe eksapiste dhe imagjinare. Në secilin karakter gjeta diçka që e mbaj ose e kam mbajtur në vete, në etapa të ndryshme të jetës. Të gjitha ato fragmente të vogla të përbëra nga dilema, shpresa, frikë, gëzime, dyshime… janë fshehur në imazhin e madh të mozaikut emocional të çdo njeriu.  Ndonjëherë nevojitet ato fragmente të veçohen, të artikulohen, të shtrohen pyetje ndonjëherë edhe të dhimbshme, për të cilat vetëm ne mund të japim përgjigje.