„Unë përfundimisht nuk mund të jem njeriu i njëjtë pas këtij seriali“ – Intervistë me Toni Naumovskin

I lindur në Sidnej, është rritur në Manastir, aktori i përsosur Toni Naumovski sot jeton në Nju Jork ku ndërton karrierë impresive ndërkombëtare edhe në teatër edhe në film dhe televizion.

Aktori i suksesshëm dhe jashtëzakonisht i talentuar në “Në terapi” e luan rolin e ushtarit Vllado Lazarevski i cili, sipas reaksioneve në mediat sociale, është personazhi më i pëlqyer nga seriali për shumicën.

Folëm me Tonin për ngjashmëritë të cilat i ka me Vlladon, për procesin e ndërtimit të këtij personazhi të ndërlikuar dhe për atë pse më nuk mundet të jetë njeriu i njëjtë pas incizimit të këtij seriali.

Cilat janë ngjashmëritë mes teje dhe Vllado Lazarevskit, e çka të pengon më shumë tek ai?
Të ngjashëm jemi në ndjenjën e fuqishme të përgjegjshmërisë dhe nivelit të lartë të disiplinës, kurse më pengon arroganca.

Replika më e dashur?
„Domethënë kush merr përgjegjësi këtu? Askush?“

Momenti më i mirë gjatë incizimit?
Me të vërtetë më vjen rëndë të ndaj vetëm një ndodhi. U kënaqa në procesin e hulumtimit dhe ndërtimit të personazhit si me estetikën e vetë individuale ashtu edhe në bashkëpunimin me tërë ekipin. Një udhëtim i thellë dhe madhështor.

Si jeni i kënaqur nga reaksionet e publikut maqedonas deri më tani?
Besoj që publiku në Maqedoni ka kapacitet të njohë serial të punuar në nivel botëror. Kjo është franshizë e “HBO”-së dhe deri më tani mbi 30 vende e ka adaptuar për tregun e vetë dhe tërë kjo flet për nivelin e suksesit të këtij koncepti të shkëlqyer.

Cila pjesë e incizimit të serialit ishte sfidë më e madhe për ty?
Përgjegjësia individuale si aktor. Të ndalesh pas të vërtetës së personazhit dhe ta gjesh në vetë vete pa e dënuar.  Pa marrë parasysh sa është kjo e vërtetë kontroverse dhe nëse përputhet me vlerat në të cilat besoj unë si person, të luaj dhe të justifikoj personazhin e Vllados në mënyrë më të thjeshtë, por në kohën e njëjtë me ndjenjë të thellë të vërtetësisë dhe sinqeritetit.

Çka mësove për veten gjatë incizimit të serialit që i hulumton sfidat jetësore nëpër prizmën e psikoterapisë? Dhe, si që do të kishte thënë dr. Terziev, a dëshiron të flasim për këtë?
Çdo rol është si mbresë. Gjithmonë është prezent që të të përkujtojë një kohë, në rastin miqësi e sinqertë dhe e thellë, por në kohën e njëjtë edhe një sinqeritet i dhimbshëm i cili të filtron nëpër procesin. Unë përfundimisht nuk mundem të jem njeriu i njëjtë pas këtij seriali. E kush do të kishte guximin të flasë për këtë nëse nuk ishte e domosdoshme?