“Askush nuk është imun ndaj problemeve” – Intervistë me Robert Naskov

Producenti i serialit “Në Terapi”, themelues i shtëpisë për produksion “KINO OKO” dhe kryetari i Shoqërisë së Punëtorëve të Filmit në Maqedoni (ShPFM), Robert Naskov, është iniciatori kryesor i këtij TV projekti masiv, i pari në Maqedoni i incizuar sipas licencës së huaj.

Për incizimin e episodit të 45-të të serialit, Roberti ka formuar ekip cilësor nga aktorë maqedonas, skenaristë, TV dhe profesionist të filmit, ndërsa për cilësinë e produktit përfundimtar flasin edhe rejtingjet e jashtëzakonshme, të cilat tregojnë se të paktën çdo i pesti maqedonas e ndjek “Në Terapi”.

Me Robertin diskutuam për realizimin e serialit të llojit të këtillë, për sfidat rreth incizimit të një episodi në ditë, për momentet më të mira gjatë incizimit dhe për bisedën si vegla e pare dhe themelore për zgjidhjen e problemeve.

Me cilin karakter të serialit identifikohesh?
Ndoshta më i afërt për mua është Dr. Terziev.

Replika që e pëlqeni?
“Ndoshta nuk është për shkak të tyre, ndoshta është për shkakun tim”.

Momenti më i mire gjatë incizimit?
Kur mace na hyri në kuadër gjatë incizimit në studio.  Të gjithë pyeteshin vallë është pjesë e skenarit dhe askush nuk reagonte.

Çfarë reagime prisnit se do të shkaktojë seriali, te publiku maqedonas?
Besoja se shikuesit do të identifikohen me personazhet dhe nuk do të merren më me problemet e huaja, dhe do të fillojnë të merren me problemet e tyre.

Cila pjesë e incizimeve të serialit ishte më sfiduese?
I gjithë incizimi ishte sfidë e madhe aventurë. Deri tani askush nuk ka incizuar kaq shumë episode.  Incizonim nga një episode në ditë. Të punohet e gjithë kjo dhe produkti të kryhet me cilësi të lartë nevojitet ekip i përkushtuar dhe profesional. Jam i gëzuar që kisha kolegë të këtillë në ekip

Çfarë mësove për veten nga incizimi i serialit i cili i hulumton sfidat jetësore nëpërmjet prizmit të psiko – terapisë? Dhe, siç do të kishte thënë Dr. Terziev, dëshiron të flasim për atë?
Mësova se askush nuk është imun ndaj problemeve. Ato janë pjesë përbërëse e jetëve tona dhe për to duhet të bisedojmë. Nuk është e tmerrshme nëse ke problem, është e tmerrshme nëse problemin e injoron.