“Historitë e personazheve do të kapin vëmendjen e publikut” – Intervistë me Dragana Kostadinovska

Aktorja e mrekullueshme Dragana Kostadinovska, në “Në terapi” luan rolin e Zanës, grua e re dhe e respektuar që është e suksesshme në të gjitha fushat, përveç në martesën dhe jetën familjare. Duke u plotësuar në mënyrë të përkryer me Visar Vishkan, i cili luan rolin e të shoqit të saj, Genti, Dragana me shkathtësi na fut në botën e ndërlikuar të Zanës, për të cilën thotë se janë “gra tërësisht të ndryshme”.

Derisa presim nismën e historisë emocionale të Zanës dhe Gentit dhe zhvillimin e terapisë së tyre martesore, folëm me Draganën mbi domethënien e luajtjes së rolit që është tërësisht i ndryshëm në veprime dhe karakterin e saj.

Cilat janë ngjashmëritë mes ty dhe Zanës, çfarë të pengon më shumë tek ajo?
Nuk ka ngjashmëri mes meje dhe Zanës. Unë dhe roli që luaj në “Në terapi” jemi femra tërësisht të ndryshme, të ndryshme në mënyrën e veprimit dhe në mënyrën e reagimit ndaj njerëzve dhe situatave.  Nga ana tjetër, kjo më pëlqeu si proces, më dha hapësirë për krijim dhe mundësi që tërësisht të futem në botën e Zanës. Gjithashtu nuk mund të përcaktoj se çfarë më pengon tek personazhi i saj pasi në procesin e zotërimit të këtij personazhi i kuptova veprimet e saja dhe kisha simpati me të pa marr parasysh se sa nuk pajtohem me ato veprime.

Fjalia e preferuar?
Fjalia e preferuar është fjalia që më saktësisht do kishte përshkruar Zanën: “Do ndodh e pashmangshmja. Kur vetëm më kam nisur të mendoj për diçka, gjithçka tjetër është çështje kohe. Askush dhe asgjë nuk mund të më ndalojnë.”.

Çasti më i mirë gjatë incizimit?
Çdo herë kur përfundon një ditë incizimi me kënaqësi të posaçme dhe ndjenje për punë të përfunduar siç duhet.

Si mendon se do të pranohet seria nga publiku maqedonas?
Para së gjitha, mendoj se publiku do të jetë i kënaqur nga cilësia dhe niveli i produktit, a ndryshe mendoj se historitë e personazheve janë aq personale, delikate dhe emocionale që sigurisht do të kapin vëmendjen e publikut.

Cila pjesë e incizimit ishte më sfiduese për ty?
Shpejtësia me të cilën incizonim një episode ishte sfida më e madhe. Më kujtohet se sa u befasova në ditën e parë të incizimit, që më vonë të jem e gatshme të punoj me atë tempo. Në këtë drejtim duhet të them se shumë i rëndësishëm ishte qëndrimi dhe puna e Vardan Tozijës, të cilit vendosa tërësisht ti besoj dhe të mbështetem në zgjedhjet e tija dhe indikacionet madje edhe kur vet nuk isha tërësisht e bindur në to.

Çfarë mësove për veten nga incizimi i serisë që hulumton sfidat jetësore nga prizma e psikoterapisë?  Dhe, siç do kishte thënë d-r Terziev, donë të flasim për këtë?
Konkluzioni nga puna në serinë dhe nga ajo që mendoj se do fitohet duke e ndjekur serinë është se shpesh për shkak të disa veprimeve të papërshtatshme, të çuditshme dhe të gabuara të njerëzve, paraqiten dhimbje emocionale dhe paqartësi dhe se këtë duhet gjithmonë ta kemi parasysh para se të reagojmë ndaj atyre veprimeve. Po, sigurisht që vlerësoj se gjithmonë është mirë të flitet me dikë që mundet me të vërtet t’ju kupton.