“Duhet të flasim me njëri tjetrin” – Intervistë me Amernis Nokshiqi-Jovanovska

Aktorja e talentuar Amernis Nokshiqi-Jovanpvska luan rolin e ndërlikuar të Ana Terzievës, e shoqja e d-r. Viktor Terzievit. Ana është një grua me vetëbesim, e sinqertë, që me vite ka përkrahur punën e Viktorit, duke iu përkushtuar tërësisht jetës familjare dhe edukimit të tre fëmijëve të tyre.

Edhe pse thotë se dallon nga roli që e luan, Amernisi mjeshtërisht paraqet realitetin e Anës, e një gruas, vetmia e së cilës rritet paralelisht me kohën që i shoqi i saj ua përkushton pacientëve dhe karrierës. Pasi kupton se jeta e saj lëviz në drejtim që ajo nuk e dëshiron, e vetme dhe e injoruar, Ana i merr punët në duart e veta.

Mbetet të shohim se çfarë do të ndodh me Anën dhe Viktorin, kurse deri atëherë Amernisi do të na tregon se si ka kaluar në incizimin e serisë.

Cilat janë ngjashmëritë mes teje dhe Ana Terzievës, dhe çfarë më së shumti të pengon te ajo?
Nuk mund të them se kemi pika të përbashkëta sa i përket karakterit. Unë jam e kundërta e Anës, e cila është e qetë dhe e tërhequr. Asgjë nuk më pengon tek ajo, pasi rastësisht vendos të merr do punë në duart e veta. Çfarë dhe si, nuk do ti shpalosim detajet, do shohin vet shikuesit.

Fjalia e preferuar?
Një prej fjalive të preferuara, por jo edhe e vetmja, është: ”Mirë, nuk të vjen turp që u bëre si secili burrë i dytë në qytet? Tërë jetën analizon natyrën e njeriut, dhe përsëri sillesh si ndonjë neandertal”

Çasti më i mirë gjatë incizimit?
Incizimet ishin tepër zbavitëse. Me partner si Nikolla edhe nuk mundet ndryshe. Qeshëm shumë.

Si mendon se do të pranohet seria nga publiku maqedonas?
Shpresoj se do të ketë komente pozitive por, duke njohur vendin ku jetojmë pres edhe komente negative.

Cila pjesë e incizimit të serisë ishte më sfiduese për ty?
Të gjitha episodet në të cilat luaj ishin sfiduese. Do kisha ndarë episodin e nëntë ku Ana pranon disa gjëra që i ka mbledhur në vete.

Çfarë mësove për veten nga incizimi i serisë që hulumton sfidat jetësore nëpërmjet prizmit të psikoterapisë? Dhe, siç do kishte thënë d-r Terziev, donë të flasim për këtë?
Edhe unë mësova diçka 🙂. Duhet të mësohemi të flasim me njëri tjetrin dhe të nisim të dëgjojmë. Po, dua të flas për atë, edhe atë shumë.